#Shqipëriajonë

Një sugjerim të ëmbël e një të kripur nga Rudina Xhunga për #Shqipëriajonë

Një sugjerim të ëmbël e një të kripur nga Rudina

Nëse ka një njeri që e njeh Shqipërinë tonë pëllëmbë për pëllëmbë, ajo është Rudina Xhunga, ca nga dashuria për të e ca nga promovimi i vendit ndër vite.

Kështu që nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Për blogun e verës në Tiranapost, #Shqipëriajonë, Rudina dërgoi dy sugjerime: një të ëmbël e një të kripur.

Po e nisim me të kripurën, byrekët e Prëmtos. 300 vjet byrekë, 300 vjet byrektore, në mes të Pazarit, me djath a me spinaq.


Ja ku e ke edhe me video nga qyteti muzeal.

Kurse për ëmbëlsirën dhe jo vetëm, Rudina sugjeron Hotel Kodra. Aty mund të hash Oshaf.


Ke dëgjuar ndonjëherë për Oshafin? Është ëmbëlsirë me qumësht dele e fiq që ta ha edhe syri, veç gojës.

Ku ndodhet Hotel Kodra?

Në Lagjen 11 janari, në Rruga e Zejtarëve.

Një sugjerim të ëmbël e një të kripur nga Rudina
Hotel Kodra
Një sugjerim të ëmbël e një të kripur nga Rudina
Hotel Kodra
Një sugjerim të ëmbël e një të kripur nga Rudina
Hotel Kodra

Ndaj mos u largo nga Gjirokastra pa ndaluar në këto dy vende: tek Hotel Kodra për Oshafin dhe tek Pazari për byrekun me shije dhe histori.