Këtë vit vizito Parkun Shebenik-Jabllanicë, parajsën ku mund t`i arratisesh vapës

E beson ose jo kjo pamje është shkrepur në Shqipëri.
Ku ndodhet?
1 orë larg Librazhdit, është Parku Kombëtar i Shebenik-Jabllanicës.

A ke qenë ndonjëherë?
Neve jo, por Ana, vajza që na e nisi këtë sugjerim, po. Dhe na siguron që ia vlen për dimër e për verë.

Po ç`mund të bësh atje?
Si fillim do hapësh sytë mes maleve e cicërimave të zogjve të rrallë, pastaj do lash sytë me ujin e kristaltë dhe do thithësh ajrin e freskët. Shëtitje në këmbë, me biçikleta...

Po për të ngrënë?
Të gjithë kemi dëgjuar për patatet e Stebleves, po shumë pak kanë pasur mundësinë t’i shijojnë. Po mishi i freskët, i gatuar në saç, ose bidon? Është një mrekulli.
Vetëm kaq: mish dhe patate?
Për ty që vdes për brumëra, do hash edhe byrek nga duart e arta të zonjave punëtore të fshatit.
Ajër i pastër, natyrë dhe aromë të mirë ushqimi ku hahet shijshëm e shëndetshëm.
Ç`të kërkosh më shumë?








*Fotot janë marrë nga Joen Village