Kaloje si ta kalosh javën, për fundjavën e ke gati programin

Mos e lodh veten për të menduar që sot opsionet e fundjavës.
Të shtunë dhe të diel, pra 20-21 qershor mund të shkosh në festën e lumit të Shalës, në Shkodër. Ky është sugjerimi që një lexues i Tiranapost, ka për rubrikën #Shqipëriajonë.



Çfarë do bësh atje?
Lundrim, piknik, kamping, do hash bio e do meditosh.






Si bëhet prenotimi?
Përmes rezervimit në telefon ose Whatsapp në numrin 0692545500. Vendet janë të limituara, ndaj bëje shpejt.
Dhe për ty që i do detajet një më një, më poshtë është i gjithë programi.



Programi për datën 20 qershor
Ora – 9:00 nisja nga Shkodra përballë hotel Rozafes.
- Mbërritja në Liqenin e Komanit. Lundrim me varka të vogla në liqen drejt Lumit të Shalës
- Ndalesa në Gryken Komlenit
- Akomodimi në çadra ku do të kalojmë natën (tek Park Blini)
- Dreka ushqime bio të zonës
- Argëtime të ndryshme dhe eksplorime
- Darka me ushqime skare
- Festë me muzikë live dhe DJ.
- Mbledhja rreth zjarrit, tingujve të kitarës dhe legjendave që do rrëfejmë atë natë
- Fjetja në çadra për gjumashët


Programi për datën 21 qershor
- Zgjimi
- Meditim në grup afër lumit
- Mëngjesi me ushqime bio të zonës
- Eksplorim me guidë në 4 shtigje të ndryshme sipas preferencës ( 1-Guri i Lekë Dukagjinit.
2 Maja e Komlenit.
3 Ballkoni i Sgjatit.
4 Lugina e Lumit).
- Lojëra të ndryshme në Natyrë, kanoa, zhytje dhe argëtim para nisjes për një tjetër lundrim në
-Lumin e Shalës drejt Liqenit të Komanit dhe në orën 17:00 kthimi për në Shkodër.
Sa kushton e gjitha?
5500 lekë të reja personi.