Showbiz

Zbulohet shuma që babai i Britney Spears ka kërkuar që të heqë dorë nga kujdestaria

Zbulohet shuma që babai i Britney Spears ka kërkuar që të

Avokati i Britney Spears ka paraqitur një dokument gjyqësor ku pretendohet se babai i saj Jamie kërkon dy milionë dollarë kundrejt dorëheqjes si kujdestari i saj ligjor.

Këngëtarja prej kohësh është në një betejë ligjore me babain e saj jamie, pasi i kërkon të heqë dorë nga kujdestaria, një rol ligjor që e ka mbajtur prej vitit 2008 dhe sipas disa mediave, kohët e fundit thuhet se ai ka pranuar të heqë dorë, por me kushtin e pagesës.

Në dokumentin e ri që avokati i këngëtares i ka dorëzuar gjykatës, pretendohet se babai Jamie ka kërkuar 2 milion dollarë.

Avokati Mathew Rosengart ka thënë: "Përpjekja e hapur e Jamie Spears për të shkëmbyer pezullimin dhe heqjen dorë nga kujdestaria në këmbim të afërsisht 2 milion dollarësh, mbi milionat e tjera të përvetësuara tashmë nga pasuria e zonjës Spears, është një abuzim i hapur”.

Zbulohet shuma që babai i Britney Spears ka kërkuar që të

Por avokati ka theksuar se Britney nuk do të humbasë më asnjë qindarkë nga babai i saj: "Jamie Spears nuk ka të drejtë të përpiqet të mbajë peng vajzën e tij duke i vendosur kushte për largimin. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me të. Kjo ka të bëjë me interesat e vajzës së tij, të cilat nëse i referohemi ligjit e mandatojnë largimin e tij. Edhe nëse anashkalojmë ligjin, nëse i vërtet e do vajzën e tij duhet të heqë dorë tani, para se ligji t’ja kërkojë me detyrim. Unë mendoj se do ishte gjëja e duhur dhe më e denjë për t’u bërë nga ana e tij".

Këngëtarja shpreson që babait të saj t'i hiqen të gjitha të drejtat dhe rimarrë kontrollin e vendimeve të saj personale dhe financiare, duke i dhënë fund kështu një kujdestarie prej 13 vitesh. Ajo është zotuar se do të flasë më tepër për situatën e saj dhe paralajmëroi se ai moment nuk është dhe aq larg.

*Tiranapost.al.