Showbiz

Zbulohet arsyeja pse Ambra dhe Morgan bënë sherrin live

Zbulohet arsyeja pse Ambra dhe Morgan bënë sherrin live

Sherri live mes Ambra Angiolinit dhe Morgan është bërë për shkak të Fedez. Video doli live nga publiku që e regjistroi me telefon.

Nga lëvizjet e buzëve dallohet vetëm sharja që në fund Morgan i bëri Ambrës.


Arsyeja e debatit është zbuluar vetëm disa orë më vonë.

Shkak është bërë një batutë që në fakt nuk është marrë për e tillë që Morgan i tha Fedez.

“Faleminderit Fedez, po nuk mund të bësh psikologun për mua. Je shumë i dëshpëruar për të qenë psikologu im”.

Morgan kishte hedhur gjatë mbrëmjes edhe akuza ndaj produksionit për trajtim të pabarabartë mes skuadrës dhe tij dhe të anëtarëve të tjerë të jurisë.

Të gjitha këto duket se çuan në atë debatin pa zë, por vetëm me figurë që pamë dje.

Më vonë, Morgan u detyrua që përmes një videoje t`i kërkonte falje Fedezit.

“Tensioni sonte ishte në nivele të larta, gjëra që janë krejt normale në TV. Megjithatë, nuk dua që gjërat të perceptohen si diçka që nuk janë. Një shkëmbim fjalësh mes meje dhe Fedez ndoshta e ofendoi atë. Pasi ai ishte sarkastik ndaj meje gjithë mbrëmjen, unë iu përgjigja me të njëjtin ton. Në fund të mbrëmjes më jep leksione dhe e pyes nëse dëshiron të veprojë si psikolog dhe pastaj i tregoj atë që i thashë. Nuk kisha për qëllim të lëndoja asnjë pacient. Nuk dua të ofendoj askënd. Unë e di se çfarë është depresioni, kam një histori të gjatë të depresionit si personale, ashtu edhe familjare. Babai im humbi jetën për shkak të depresionit në vitin 1988. Në atë kohë nuk quhej ende kështu dhe ndoshta, nëse do të ishte quajtur kështu, ai do të ishte ende këtu. Unë jam i pari që përjetoj një gjendje të tillë tek kushdo. Kështu që para së gjithash jam respektues ndaj kujtdo që vuan. Fedez, me të vërtetë nuk doja të të ofendoja. Depresioni na shqetëson. Unë jam i pari që pranoj timin dhe përpiqem ta luftoj atë”, përfundoi ai.