Video/ Unë jam gruaja e moshuar me të cilën Harry humbi virgjërinë

Ishte një takim pasionant, i çuditshëm mes dy miqve që dolën fshehurazi nga një pijetore për një Marlboro Light dhe përfunduan duke u mbështetur mbi një gardh për të bërë dashuri në një fushë.
Kjo është mënyra se si Princi Harry e humbi virgjërinë e tij në korrik 2001 - një arratisje për të cilën bota do të kishte mbetur "injorante" nëse ai nuk do të zbulonte disa nga detajet intime në kujtimet e tij shpërthyese, Spare.
Historia u bë një nga pasazhet më të përfolura në bestsellerin "Spare", duke nxitur një lojë globale hamendësimi se kush mund të ishte 'gruaja e moshuar' siç Harry e cilësonte, e paidentifikuar që e trajtoi atë 'jo si një hamshor'.
Tani, ajo grua ka dalë për të ndarë versionin e saj të asaj që Duka i Sussex, 38 vjeç, e quajti një "episod i palavdishëm".
Ajo është Sasha Walpole.
Pak më shumë se dy vjet më e madhe se Princi, ajo është shumë më e re se shumica e grave emrat e të cilave u sugjeruan në furinë e spekulimeve për identitetin e saj.
"Unë e kam mbajtur sekret për 21 vite dhe nuk do të kisha folur nëse nuk do ta kisha gjetur veten në librin e tij", thotë Sasha me figurë dhe zë.