Video/ Stop, Stop! Adele ndalon koncertin me 65 mijë vetë se dikush mes turmës nuk po ndihej mirë

E Shtunë 2 Korrik 2022, 21:43
TiranaPost
Teksa performonte në një koncert në Britaninë e Madhe, Adele ndëpreu këngën “Skyfall” në mes. Dikush, mes më shumë se 65 mijë fansave në publik nuk po ndihej mirë.
Adele jo vetëm që e dalloi mes turmës, por la këngën në mes duke thënë: Stop, stop! Siguria, ju lutem dikush nuk është mirë. E shikoni atje. A shkoni dot atje? Ju lutem hapeni rrugën, lërini hapësirë”.
Ky gjest e ka shtuart simpatinë e publikut për të. Disa po e quajnë mbretëreshë. “Si mund të jesh kaq e mirë?, shkruajnë në rrjete sociale.