Video/ Shqipëria këndoi shqip në Eurovizion dhe shkëlqeu!

E Enjte 20 Maj 2021, 22:08
TiranaPost
Sapo ka përfunduar performanca e Anxhela Peristerit në Eurovizion. Shqipëria e përfaqësuar nga Anxhela këndoi shqip. Ajo zgjodhi të ruante variantin origjinal të këngës “Karma” dhe dëshmoi edhe njëherë aftësitë e jashtëzakonshme vokale.
Në përfundim të prezantimit të të gjitha këngëve të natës së dytë do të nisë televotimi. Shqiptarët kudo në botë mund të votojnë numrin 11, kodin e Shqipërisë për të kualifikuar Anxhelën për në natën finale të 22 majit.
"Karma" është krijim i Olti Currit dhe Kledi Bahitit.