Video shqetësuese e Britney Spears për 43 vjetorin e saj
E Martë 3 Dhjetor 2024, 19:42
TiranaPost
Një tjetër video e Britney Spears ka ngjallur shqetësim në rrjet në 43 vjetorin e lindjes së saj.
Këngëtarja mbushi 43 vjeç të hënën, por ajo thotë në video se në të vërtetë është 5 vjeç dhe po zhvendoset në Meksikë. Ndërsa shton se nesër do të fillojë kopshtin.
View this post on Instagram
"Është ditëlindja ime, unë nuk mbush 43, por 5 vjeç këtë vit dhe nesër duhet rë shkoj në kopsht. Nuk më pëlqen mënyra se si paparacit më bëjnë foto, më duket shumë e pamëshirëshme, nuk duket fare si unë. Prandaj u zhvendosa më Meksikë", thotë Britney në video.
Prej kohësh këngëtarja publikon video dhe foto që kanë ngritur shqetësim te ndjekësit në lidhje me shëndetin e saj mendor.