Showbiz

Video/ Sara Karaj zbulon gjininë e bebit të dytë

Video/ Sara Karaj zbulon gjininë e bebit të dytë

Sara Karaj ka zbuluar gjininë e bebit numër 2 përmes një videoje. Ajo ka mbledhur në fundjavë gjithë familjarët e saj dhe të bashkëshortit Dartit.

Fillimisht i ka pytur të gjithë si mendonin, çfarë gjinie kishte bebi, pastaj bashkë me fëmijën e saj të parë, Tomas, në krahë, kanë shpuar tullumbacen nga e cila kanë dalë letrat blu, që paralajmërojnë ardhjen e një tjetër djali.

Në video është edhe artisti i mirënjohur, Petrit Malaj, i cili është babai i Dartit, pra vjehrri i Sarës. Siç duket edhe në video, ai shprehet se do ta donte sërish djalë.