Showbiz

Video/ Rutina e mëngjesit të Irina Shayk (nëse ndonjëherë ia ke adhuruar bukurinë)

Video/ Rutina e mëngjesit të Irina Shayk (nëse

Sapo doli nga dushi, Irina Shayk vendosi të ndante me ndjekëset e saj rutinën e mëngjesit. ç`bën ajo për t`u kujdesur për vete? Iu desh gati 6 minuta për gjithë procesin.

View this post on Instagram

A post shared by irinashayk (@irinashayk)

Së pari e nis me furçën e preferuar për flokët, që është Harry Josh.

Pas flokëve vazhdon me kujdesin për fytyrë. Me kremin Nicole Caroline fërkon gjithë sipërfaqen e lëkurës dhe pastaj me një copë të pastër e pastron.

111 Skin është kremi ditor që aplikon menjëherë pas Nicole Caroline.

“Mos harro qafën dhe dekoltenë”, thotë Irina ndërkohë që e aplikon kremin.

Pastaj vjen momenti më ralksues i masazhit si për të zgjuar lëkurën.

Irina përdor pastaj kremra kastile për sytë.

Spërkatet me ujë termal.

Për buzët ka gjithashtu një “Lip mask”.

Pra sekreti i Irina-s gjendet tek një produkt për çdo pjesë të fytyrës.

Për më shumë shiko videon e plotë.