Video/Rita Ora mban në krahë flamurin e Serbisë gjatë një koncerti në Hungari

E Diel 27 Gusht 2023, 12:07
TiranaPost
Rita Ora ka performuar të shtunën në Festivalin e të Rinjve në Szeged në Hungari.
Në një moment këngëtares iu hodh nga adhuruesit një flamur i Serbisë.
Ajo e mori flamurin serb dhe e ka mbajtur në krah gjatë performancës.
Por ky veprim ka ngjallur reagime të shumta në rrjete sociale.
Të shumtë janë ata që e kanë cilësuar si një “tradhti”, ndaj vendit të saj të lindjes, Kosovës, ndërsa ka dhe nga ata që e quajtën thjesht një akt qytetarie që dëshmon se arti nuk njeh ngjyra politike.
Rita Ora nuk ka reaguar ende në lidhje me këto komente.