Showbiz

Video/ Reagimi i Chiara Ferragni-t në publicitet pas puthjes në buzë të Fedez me kolegun Rosa Chemical: Çfarë bëre kështu?

Video/ Reagimi i Chiara Ferragni-t në publicitet pas puthjes në

Festivali i Sanremos ishte në thelb një festival i diversitetit, të drejtave të njeriut dhe lirisë sensuale, që nga monologjet, tekstet e këngëve dhe veshjet e Chiara Ferragnit.

Në natën finale, Fedez u afrua në skenë nga kolegu Rosa Chemical, i cili në fund të këngës "Made in Italia", i dha një puthje në buzë Fedezit. Chiara Ferragni u shfaq në skenë duke thënë që s'ka koment për këtë, më saktë: non ho parole.

Por në publicitet Fedez është ngjitur ta takojë dhe dallohet nga lëvizja e buzëve që Ferragni i thotë bashkëshortit: Çfarë bëre sonte? Më pas të dy largohen në prapaskenë për të folur.

Situatën Amadeus e zgjidhi duke futur Fiorellon në një live ku u bë humor me momentin e puthjes.

Më herët gjatë Festivalit Fedez i kërkoi kryeministres Meloni që të legalizojë martesat e të njëjtit seks.