Video/ 'Nëse s`merrni atë, mos më merrni as mua'. Fjalia që Linda Evangelista u thoshte shefave të pasarelës për shoqen e saj Naomi Campbell
Jo më kot miqësia e tyre u ka rezistuar viteve. Supermodelet e viteve '90 janë ende mike të mira dhe një dokumentar mbi sfilatat e asaj kohë dhe botës së modës ka zbuluar detaje interesante, sa të dhimbshme, aq edhe të bukura.
Linda Evangelista tregon se si ato ditë lavdije nuk ishin për të gjitha ashtu.
"As këto ditët e lavdishme nuk ishin perfekte, se Naomi për shembull nuk ishte e rezervuar gjithmonë", thotë Linda.
Më tej në dokumentar thuhet se vajzat me ngjyrë mund të merrnin pjesë një në një sfilatë. Pra kishte vetëm një vend për to. Zakonisht i merrnin vetëm në sfilatat e verës dhe u jepnin rrobat me ngjyra shumë të forta.
"Unë u thosha atyre nëse nuk merrni atë, mos më merrni as mua", tregon Linda Evangelista për kushtin që u vinte shefave të mëdhenj të modës, atyre që organizonin sfilatat.