Showbiz

Video/ Ndihet i ofenduar nga pyetja e gazetarit, Maluma lë intervistën në mes

Video/ Ndihet i ofenduar nga pyetja e gazetarit, Maluma lë intervistën

Maluma është një nga këngëtarët e Kampionatit të Futbollit Katar 2022. Në një intervistë së fundmi u pyet nëse ka ndonjë problem në lidhje me të drejtat e njeriut dhe faktin që thuhet se në Katar, gjatë ndërtimit të stadiumeve kanë vdekur shumë njerëz.


Maluma u përgjigj se ka ardhur aty të shijojë jetën, muzikën e tij dhe futbollin.

“Nuk mendoj se ka ndonjë gjë që mund të bëj për këtë”, ka thënë Maluma dhe më pas është ngritur duke e lënë intervistën në mes.

“Je i pasjellshëm”, i ka thënë në fund gazetarit, kurse ky i fundit vazhdoi të këmbëngulte se kjo ishte një pyetje që shumë njerëz e kanë.