Showbiz

Video/ Jovanotti i hapi dhuratat me vonesë dhe fajin e ka Covidi

Video/ Jovanotti i hapi dhuratat me vonesë dhe fajin e ka Covidi

Këngëtari italian Jovanotti i kaloi ditët e festave në karantinë, izoluar në një dhomë të shtëpisë. Më në fund, tamponi ka rezultuar negativ. Tani po që filloi festa. Po hapin edhe dhuratat.

Këngëtari 55-vjeçar nga Roma ka postuar një video në Instagram ku ndan gëzimin me vajzën e tij Terezën: “Edhe kjo iku! Përgjigja për tamponin e djeshëm erdhi mëngjesin e sotëm dhe është negative. Realisht, pas ditës së parë me temperaturë, u bëra menjëherë më mirë, siç ndodhi me të vaksinuarit që njoh dhe me të cilët kam kontakt dhe që janë infektuar. Me lajmin se mund të përqafoja sërish vajzat e mia, shkëmbyem dhuratat e Krishtlindjeve”, shkruan Jovanotti.