Video/ Inteligjenca Artificiale bën Mona Lisën të këndojë rap
E Martë 23 Prill 2024, 10:32
TiranaPost
Piktura e famshme e Leonardo da Vinçit "Mona Lisa" po bën rap.
Ajo u zgjodh nga Microsoft për të demonstruar sesi Inteligjenca Artificiale, VASA-1 mund ta bëjë një foto të këndojë.
Me një foto apo pikturë dhe zërin e dikujt tjetër, ky program arrin të nxjerrë video.
Për Mona Lisën, u përdor version qesharak i Anne Hathaway, kur këndoi “Paparazzi”.
Si ta bësh dhe ti diçka të tillë?
Microsoft ende nuk e ka publikuar për përdorim të gjerë VASA-1, pasi është në fazë eksperimentale.