Showbiz

Video/ I paralizohet gjysma e fytyrës, Justin Bieber: Lutuni për mua!

Video/ I paralizohet gjysma e fytyrës, Justin Bieber: Lutuni për mua!

Justin Bieber ka pësuar paralizë faciale. Për këtë arsye ka anuluar edhe të gjitha koncertet që ka pasur për këtë javë.

Justin pati guximin të dilte edhe në një video në Instagram, ku u kërkoi fansave të luten për të.


“Siç mund ta shihni ky sy nuk po pulson. Nuk mund të buzëqesh në këtë anë të fytyrës sime... Pra, ka paralizë të plotë në këtë anë të fytyrës sime”, tha ai që shpjegoi se është diagnostikuar me Sindromën Ramsay Hunt.

Sindroma Ramsay Hunt ndodh kur një shpërthim i herpesit prek nervin e fytyrës dhe shkakton këtë gjendje.

“Ky është një virus që sulmon nervin në veshin tim dhe nervat e mia të fytyrës shkakton këtë paralizë. Fizikisht nuk jam i mundur t`i mbaj koncertet e mia. Kjo është shumë serioze, siç mund ta shihni. Do të doja të mos ishte kështu, por, padyshim, trupi im po më thotë se duhet të ngadalësoj shpejtësinë. Shpresoj që ju të më mirëkuptoni. Do ta përdor këtë kohë vetëm për të pushuar, për t'u çlodhur dhe për t'u rikthyer në njëqind për qindëshin tim. Lutuni për mua!”

Bieber shtoi po bën ushtrime për fytyrën, që të kthehet në normalitet, por nuk e di se sa kohë do t`i duhet për t`u rikuperuar.