Video/ Harry Styles-it i grisen pantallonat në mes të skenës

E Shtunë 28 Janar 2023, 13:38
TiranaPost
Fansat e Harry Styles nuk do ta harrojnë koncertin e tij të fundit, sidomos ata që ishin në rresht të parë.
Teksa këndonte dhe u ul në gjunjë para fansave, Harry-t iu grisën pantallonat portokalli që mbante veshur. Qeshi, u ngrit dhe u përpoq të mbulohej.
Në momentin e incidentit ishte duke kënduar këngën “Music for a Sushi Restaurant”.
Në koncert ishin të pranishme edhe disa të famshme si Jennifer Aniston, Ellen Degeneres, Kylie Jenner etj.
Harry kërkoi dhe falje për incidentin, sidomos atyre që ishin ulur përpara.
Gjëra që ndodhin.