Showbiz

Video e vjetër e ditëlindjes së Rita Orës dëshmi që tregon se talentin e ka marrë nga mami

Video e vjetër e ditëlindjes së Rita Orës dëshmi

Vera Ora, mamaja e Rita Orës ka zgjedhur të jetë mjeke, por mund të kishte qenë fare mirë edhe artiste. Një video e vjetër, me të cilën ka uruar Ritën për ditëlindje, në të cilën interpretojnë të dyja nënë e bijë, me duar e me këmbë, është dëshmi se talentin Rita Ora e ka marrë falë nënës. Vera Ora kërcen me zhdërvjellësi dhe interpreton. Në regji është Elena, vajza tjetër e shtëpisë.


"Gëzuar ditëlindjen zog. Këtu jemi ne duke kërcyer e duke bërë qejf ndërkohë që ti hyje në këtë botë magjike", shkruan Vera në statusin që në fund nuk harron t'i japë të drejtën e autorit Elenës që xhiron.