Showbiz

Video/ Britney Spears: M`u deshën 19 vjet të kuptoja që isha Julia Roberts tek ‘Pretty Woman’

Video/ Britney Spears: M`u deshën 19 vjet të kuptoja që isha

Dokumentari i NY Times për Britney Spears po i sjell shpresa këngetares, e cila vijon të japë mesazhe me kode në Instagram. ‘Censorship’ që ka ajo nga gjykata përmes bababit të saj s`i lejon të marrë asnjë vendim vetë. Madje as kartat e kreditit, as vendimet për të dalë në një intervistë.

Të gjitha zbulohen në dokumentarin e NY Times përmes dëshmive dhe arkivës nga momentet kryesore të Spears.

Copëza intervistash janë risjellë në dokumentar.

“Këndimin dhe kërcimin unë e bëj për qejf. Nuk është kjo jeta ime. Veten time në të ardhmen e shoh me fëmijë dhe burrë, duke e bërë këtë gjë për qejf sigurisht”, thoshte në një intervistë Britney që në fakt e krijoi shpejt familjen me Kevin Federline. Lindi dy djem. E shprehte vazhdimisht dashurinë për të, por gjithçka mbaroi shpejt.

Në një prej këtyre intervistave, gazetarja me Britney-n që ende ishte një vajzë e vogël, përballë i thotë:

“Dua të të bëj disa pyetje për Justin. Ai është shfaqur në televizion shumë i mërzitur. Duket sikur ia ke thyer zemrën. A ke bërë ti diçka që i ke shkaktuar atij kaq shumë dhimbje, kaq shumë vuajtje?”, duke e bërë kështu Britney-n të ndjehet fajtore për përfundimin e lidhjes dhe saj me Justin Timberlake.


Ky i fundit i ka kërkuar falje vetëm muajin e fundit, për këtë histori të gati 20 viteve më parë.

Më pas, në të njëjtën intervistë, gazetarja paraqet me figurë dhe zë mendimin e gruas së guvernatorit të Maryland teksa thotë se nëse do mundej, do ta kishte qëlluar me armë Britney-n. Gazetarja nga ana tjetër, përballë Britney-t të shokuar nga ato fjalë, përpiqet ta justifikojë se ajo është nënë dhe se do të mbrojë fëmijët e saj, të cilët po marrin një shembull të keq nga Britney.

“Unë nuk po përpiqem të jem dadoja e askujt”, dëgjohet të thotë Britney në atë intervistë, që pavarësisht gjithë ç`ka hequr, luftës me paparacë, tutelës së babait, një divorci dhe gjithë sulmit mediatik, nuk e ka humbur aspak inteligjencës. Që ja, duket edhe në statusin e fundit e që e lidh pikërisht me odisenë e vuajtjeve të saj dhe kostos së rëndë që fama i shkaktoi.

“Po… kjo natë ishte një ëndërr! Ndonjëherë argëtoheni aq shumë saqë koha ikën dhe duket si 2 sekonda! Kjo më ndodhi këtë natë! Kam shkuar tek grimi me xhinse dhe xhup e u largova kështu! Më janë dashur 19 vjet për të kuptuar se unë isha Julia Roberts në “Pretty Woman”… fustani i kuq…… diamantët e bardhë dhe të kuq dhe flokët kaçurrela! Fuqia e ëndrrave…!”