Showbiz

Video/ Alec Baldwin flet për herë të parë para kamerave pas vrau kineasten: Ishte shoqja ime. Ata ditë drekën e hëngrëm bashkë

Video/ Alec Baldwin flet për herë të parë para kamerave pas

Për herë të parë para kamerave, Alec Baldwin foli orët e fundit. Ai tregoi se para ngjarjes tragjike, para se të qëllonte për vdekje në sheshxhirim kolegen e tij, kishte drekuar me të.

Alec e quajti 'shoqen time', Halyna Hutchins. Ai tha se e kishte ftuar për drekë dhe kishin ngrënë bashkë, në ditën e parë të xhirimit të Rust në Neë Mexico përpara se ta qëllonte për vdekje. Alec shtoi se nuk mund të jepte asnjë informacion rreth hetimeve, pasi nuk i lejohej.

Kurse bashkëshortja e tij, Hilaria, disa gjithë kohës përpiqej të ndalonte gazetarët që vazhdonin t`i bënin pyetje burrit të saj.

Alec tha se do të mbështesë masat e reja që kufizojnë përdorimin e armëve në serialet dhe filmat në mënyrë që të rritet siguria e punëtorëve.

'Çfarë doni të dini?' tha Alec dukshëm i acaruar ndërsa gruaja e tij, Hilaria, mbajti celularin e saj, ndërsa regjistronte konferencën e improvizuar për shtyp, duke qenë se gazetarët i cënuan privatësinë, teksa ata shëtitnin të ty.

Çifti gjithsesi foli për rreth katër minuta me gazetarët. Ai tha: “Një grua vdiq. Ajo ishte shoqja ime. Ditën që mbërrita në Santa Fe për të filluar xhirimet, e çova në darkë me Joelin, regjisorin. Ne ishim një ekip shumë, shumë i lidhur, po xhironim dhe më pas ndodhi kjo ngjarje e tmerrshme". Alec shton se filmi Rust nuk do të vazhdojë.