Showbiz

Victoria Beckham akuzon Chris Evans se e detyroi të peshohet live sapo kishte lindur djalin

Victoria Beckham akuzon Chris Evans se e detyroi të peshohet live sapo

Victoria Beckham është personazhi i fundit që e akuzon moderatorin Chris Evans për sjellje të papërshtatshme në program.

Ajo kujton një moment, në vitin 1999, kur sapo kishte lindur djalin e parë Brooklyn. Prezatuesi Evans e kishte detyruar të peshohej live në emision.

Victoria Beckham akuzon Chris Evans se e detyroi të peshohet live sapo

Kur incidenti ndodhi, Victoria kishte dy muaj që e kishte sjellë në jetë djalin.

Evans i tha asaj: “Shumë vajza duan të dinë, si u ktheve në formë pas lindjes, sepse dukesh përsëri fantastike?”

Pasi u përgjigj se ajo ishte vërtet dembele dhe nuk kishte shkuar fare në palestër, prezantuesi nuk u dorëzua, duke e pyetur: A je kthyer në peshën tënde normale?

Victoria Beckham akuzon Chris Evans se e detyroi të peshohet live sapo

Kur ajo iu përgjigj: Po. Ai insistoi: A mund ta kontrollojmë, e ke problem? Dhe e shtyu drejt peshores.

Victoria sot tregon: “Pas lindjes së djalit unë humba shumë peshë. Diçka e tillë i kishte ndodhur edhe mamasë sime pas lindjes. Është thjesht gjenetike. Nuk do të thotë që kemi një çrregullim të të ngrënit. Ai më detyroi të hipja në peshore. A mund ta imagjinoni të ndodhë kjo në ditët e sotme?”

Victoria Beckham akuzon Chris Evans se e detyroi të peshohet live sapo

Chris Evans pak kohë më parë tha se po kërkonte ta rikthente programin e tij të atyre viteve, ndërkaq për këtë rast nuk ka dashur të japë asnjë deklaratë.