Showbiz

Vetë Jennifer Garner i dërgoi një të panjohuri foto selfie

Vetë Jennifer Garner i dërgoi një të panjohuri foto selfie

Imagjino sikur aktori apo këngëtari yt i preferuar të të dërgojë një foto të vetes në telefon? Apo thjesht një i famshëm të të nisë një foto të vetes, në numrin tënd privat? Kjo i ka ndodhur dikujt. Aktorja Jennifer Garner shkrepi një selfie dhe ia nisi numrit të gabuar.

Vetë Jennifer Garner i dërgoi një të panjohuri foto selfie
Jennifer Garner dhe Carl Lumbly në film

Po përpiqej të lidhej me Carl Lumbly (bashkë kanë luajtur në një film), por ia kishte regjistruar numrin gabim.

Vetë Jennifer Garner i dërgoi një të panjohuri foto selfie

“Carl, jam Jen G. dhe ja ku e ke provën”, shkruante ajo.

Nga ana tjetër, i erdhi përgjigja: “Ke gabuar numër”.

Jen më pas ia ktheu me të qeshur duke i treguar se po përpiqej të lidhej me mikun e saj të vjetër.

Bisedën pastaj e postoi vetë në rrjete sociale, para se dikush tjetër ta shpërndante.