Showbiz

Vdes themeluesi i grupit Bon Jovi

Vdes themeluesi i grupit Bon Jovi

Është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare themeluesi i grupit legjendar të rock-ut, Bon Jovi. Basisti dhe kitaristi Alec John Such ishte 70 vjeç.

Vdes themeluesi i grupit Bon Jovi

Lajmin e ka dhënë grupi në të cilin bënte pjesë që nga vitin 1983, deri në 1994-ën. Kohë kjo kur patën hitet “You Give Love a Bad Name”, “Livin' on a Prayer” dhe “Bad Medicine”.

Nuk dhanë asnjë detaj rreth shkaqeve të vdekjes.

Vdes themeluesi i grupit Bon Jovi

“Alec ishte pjesë përbërëse e formimit të grupit. Të jem i sinqertë, ne gjetëm rrugën drejt njëri-tjetrit nëpërmjet tij. Sot ato kujtime të veçanta sjellin një buzëqeshje në fytyrën time dhe një lot në sy. Do të na mungojë shumë”, shkroi në Tëitter këngëtari dhe kantautori Jon Bon Jovi.

I lindur në Nju Jork më 14 nëntor 1951, Such u bë një figurë e njohur në skenën muzikore të Nju Xhersit ku u shfaq grupi.