Valbona Selimllari për imitimin nga Xhemi Shehu: Është më shumë tallje se sa një shaka
Valbona Selimllari është ndjerë e fyer nga imitimi në Portokalli, nga Xhemi Shehu.
E pyetur nga prezantuesja Kiara Tito sot në Top Channel, Selimllari reagoi prerë se fillimisht nuk e ka parë kurrë dhe për këtë kishte një arsye:
“Jo, nuk i ndjek asnjëherë. Në përgjithësi nuk i ndjek dhe mua nuk më pëlqejnë të më imitojnë. E di pse? Sepse mua nuk më pëlqen të më vësh një pamje të cilën nuk e kam. Por mua më pëlqen të më imitosh si të më kapësh lëvizjet, të më kapësh zërin, gjuhën e trupit. Por të më vësh fjalë, as nuk dua ta diskutoj. Nuk më pëlqen fare absolutisht.
Unë jam njeri që bëj shaka pak. Por mua nuk më pëlqen të tallem me dikë. Dhe në një pjesë të humorit mua më duket sikur është më shumë tallje se sa një shaka për të bërë të tjerët për të qeshur.”
Ndërkaq Xhemi Shehu kmiton Valbonën në juri, por të gjithë anëtërat e jurisë janë imituar nga portokalli dhe shumë personazhe të jetëa publike, nga Kryeministrat Edi Rama dhe Sali Berisha; e shumë të tjerë