Showbiz

Vajza e Paul Walker martohet dhe Vin Diezel e shoqëron në altar në vend të babait të saj të ndjerë

Vajza e Paul Walker martohet dhe Vin Diezel e shoqëron në altar

Vajza e Paul Walker, Meadow Walker është martuar dhe ka qënë miku i ngushtë i babait të saj të ndjerë, Vin Diezel që e ka shoqëruar në Altar.

Modelja, 22 vjeçare ka shpërndarë ditën e djeshme një video nga dasma me Louis Thornton-Allan ku shkruan: "Ne jemi të martuar!!!!"

Ndërsa sot ka shpërndarë një foto ku shihet se ka qënë Vin Diezel teksa e shoqëron në Altar në ditën e saj të rëndësishme.

Meadow ka qëndruar pranë miqve të babait të saj që kur ai vdiq në një aksident me makinë në nëntor 2013 në moshën 40-vjeçare.

Vajza e Paul Walker martohet dhe Vin Diezel e shoqëron në altar

Ajo ishte 15-vjeçe në atë kohë.

Tiranapost.al.Z.B