Showbiz

"Unë vlej!" Kate Winslet ka një mesazh të rëndësishëm për të gjithë ata që mendojnë se vlera matet me bukurinë

"Unë vlej!" Kate Winslet ka një mesazh të

Në një video për L'Oréal Paris, në kuadër të fushatës ‘Lessons of Worth’ ku figura të shquara diskutojnë se çfarë do të thotë për ta "Unë vlej", aktorja e njohur Kate Winslet vjen me një fjalim që përcjell një mesazh të fuqishëm.

Winslet, e njohur për mesazhet e saj drejtuar femrave që të duan e të pranojnë veten, në këtë video heq gradualisht të gjithë make up-in për të treguar që nuk e vlerëson veten në bazë të produkteve që vendos në fytyrë. Përkundrazi ia di vlerën vetes ashtu siç është, me fytyrën dhe trupin që ka.

Ajo ju fton dhe ju ta bëni këtë. Me këtë videomesazh na fton që të gjithë së bashku të ndihmojmë njëri-tjetrin që t’ia kuptojmë vlerat vetes e të kuptojmë që vlejmë me të gjitha defektet e mangësitë që mund të kemi.

Monologu i plotë:

“Unë vlej.

Sa mirë ndihesh kur e thua. Është magjike kjo frazë.

Ju tani mund të thoni që “Është e lehtë për atë. Ka kaluar orë të tëra duke bërë make-up e duke rregulluar flokët që të duket ashtu. Sigurisht që ajo vlen!”

Sepse bukuria mund të ndihet si superfuqi. Por një një moment i gjithë make-up duhet të hiqet kështu që, pjesa e vështirë, për të gjithë ne është t’ia kuptojmë vlerën vetes pa gjithë këto prodtkte në fytyrë.

Sepse të jemi të sinqertë unë nuk dukem kështu gjatë gjithë kohës, kush mund të duket? Pra, a ia vlen ajo që mbetet kur hiqen këto shtresa (grimi)?

Kur jemi të rinj mendojmë se vlera jonë matet me bukurinë e fytyrës, me format e trupit, ose sa shumë jemi në qendër të vëmendjes, sa të njohur jemi, sa ‘like’ marrim në rrjetet sociale në krahasim me të tjerët.

Por nuk ka të bëjë me asnjë nga këto.

Të vlesh do të thotë t’i njohësh vetes të drejtën për të qenë vetvetja. Për të qenë e vërtetë, me trupin e fytyrën tënde, që do të ndryshojnë me kalimin e viteve. Kjo është një e vërtetë që nuk mund të ndryshojë, por të jesh aq e guximshme sa ta pranosh është diçka për të cilën të gjithë mund të ndihmojmë njëri-tjetrin.

Është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Të gjithë kemi gjëra që nuk i pëlqejmë te vetja, që duam t’i ndryshojmë apo që i krahasojmë me të tjerët.

Shenjat, papërsosmëritë, mangësitë e të qenit ndryshe nga të tjerët, të gjitha këto na bëjnë ne të jemi vetvetja. Dhe ndërsa kryejmë rrugëtimin tonë në këtë botë ne mund t’i gjindemi njëri tjetrit, pa gjykuar. Duke lënë mënjanë ndryshimet dhe se si secili e identifikon veten sepse me unitet dhe me pranim, mund të jemi shumë më të mëdhenj.

Prandaj le të mbështetemi te njëri-tjetri. Të përgëzojmë njëri-tjetrin dhe të dimë që me ose pa make-up të jesh vetvetja në çdo moment është e vetmja gjë që ka rëndësi. Dhe vetëm kjo vlen.

Prandaj shikohu në pasqyrë, sido që të jesh tani, pavarësisht qëllimeve që mund të kesh, lëri mënjëanë të gjitha për një moment dhe le të përpiqemi së bashku.

Vetëm një moment: Unë ia vlej.

Përsërite: Unë ia vlej.

Sepse TI VLEN vërtetë.”