Showbiz

Unë besoj në Univers, nuk mbaj maskë. Megan Fox përgënjeshtron postimin në emër të saj

Unë besoj në Univers, nuk mbaj maskë. Megan Fox

Aktorja Megan Fox ka reaguar për një postim në emër të saj ku thuhet se është kundër mbajtjes së maskave për t’u mbrojtur nga koronavirusi. Postimi është i rremë, por pavarësisht kësaj ka qarkulluar kudo në rrjet. Aktorja 34 vjeçare mohon të ketë bërë deklarata të tilla dhe me ironi thotë se sa argëtues është bërë interneti me këto lajme të rreme.

Unë besoj në Univers, nuk mbaj maskë. Megan Fox

‘Unë kurrë nuk kam bërë ndonjë deklaratë në lidhje me mbajtjen e maskave. E frikshme se si mund të bëheni viral dhe ndoshta të kryqëzoheni për diçka që nuk e keni bërë. Interneti është kaq argëtues. ’

Unë besoj në Univers, nuk mbaj maskë. Megan Fox

Në postimin e rremë në emër të aktores thuhet:

Kam lexuar komente në rrjete sociale që vënë në pikëpyetje vendimin për të mos mbajtur maskë në publik. Ndërsa e vlerësoj shqetësimin e fansave të mi dhe të tjerëve, në fund të fundit është vendimi im të besoj në univers për të më mbajtur mua dhe familjen time të sigurt. Ne jemi ok. Fansat që takova nuk kishin ndonjë problem dhe nëse do të kishin, unë do ta vendosja maskën pasi e mbaj gjithmonë një me vete për komoditetin e njerëzve të tjerë. Ju lutemi respektoni besimet, vlerat dhe privatësinë tonë.

Unë besoj në Univers, nuk mbaj maskë. Megan Fox

Megan Fox është fotografuar me maskë në shumë raste përfshirë muajin e kaluar, kur ajo u shfaq me të dashurin e saj 30 vjeçar.

Aktorja dhe muzikanti filluan romancën e tyre vitin e kaluar.

Unë besoj në Univers, nuk mbaj maskë. Megan Fox

*Tiranapost.al.