U nda nga jeta dy ditë më parë, Louis Vuitton gjeti mënyrën që në sfilatë të ishte edhe Virgil Abloh

Menjëherë pas ndarjes nga jeta të Virgil Abloh, Louis Vuitton vendosi që sfilatën e radhës t`ia dedikonte atij, krijuesit të kushedi se sa koleksioneve.
Kështu që në sfilatën e Miamit ishte edhe Virgil Abloh, në disa mënyra. Ishte përmes statujës që u ngrit në këmbë në kohë rekord. Ishte përmes dronëve që formuan inicialet e tij në qiell apo mesazhit prekës të shkruar në qiell, “Virgil ishte këtu”.
Virgil humbi luftën dyvjeçare me angiosarkoman kardiake, një formë e rrallë, agresive e kancerit.
“Me dhimbje të thellë mësova për ndarjen nga jeta të Virgil Abloh. Virgjili ishte jo vetëm një mik, bashkëpunëtor i madh, gjeni krijues, vizionar, por edhe një nga komunikuesit më të mirë kulturorë të kohëve tona. Ai hapi rrugën për brezat e ardhshëm. Si një mbështetës i përkushtuar i komunitetit të tij përmes bamirësisë dhe pasioneve të tij, ai ishte një optimist i përjetshëm që besonte se gjithçka ishte e mundur. Në të njëjtën frymë, ne në Louis Vuitton do të vazhdojmë me krenari të festojmë trashëgiminë e tij me një shfaqje të fundit në Miami, sipas dëshirës së tij. Jam i nderuar që e kam quajtur mikun tim. Jam me gruan, fëmijët, prindërit, familjen dhe gjithë komunitetin që u prek nga madhështia e tij”, tha Michael Burke, kryetar dhe CEO i Louis Vuitton.