Showbiz

Tuna postoi videon e Baby Shower-it dhe i vuri vulën ndarjes me Patrisin

Tuna postoi videon e Baby Shower-it dhe i vuri vulën ndarjes me Patrisin

Tuna lindi në Ditën e Nënës djalin e saj të dytë, Zen. E mbajti të fshehtë shtatzëninë për 9 muaj, ndërkohë që gjatë gjithë kësaj kohe kanë qarkulluar fjalët se ajo dhe Patris Berisha janë ndarë.


Orët e fundit postoi videon e Baby Shower-it ku shfaqet me familjarët e saj, nënën, shoqet, djalin e madh Tian, por pa Patrisin.

Siç edhe shkruan përkrah videos, ky event është organizuar në 6 nëntor të 2020-ës. Komentuesit kanë shprehur hapur mospëlqimin ndaj mungesës së Patrisit. Disa shkruajnë se është shumë mirë kur një grua është e fortë dhe mundet që t`i rritë e vetme fëmijët e saj, por nuk është bukur të mos bashkohet me babain e fëmijëve në ditët e rëndësishme. “Është madje detyrim për hir të fëmijës që të jeni bashkë në ditë të rëndësishme si kjo”, shkruan dikush. Një tjetër shton: “Baby Shower pa babain e fëmijës?”

Tuna postoi videon e Baby Shower-it dhe i vuri vulën ndarjes me Patrisin

Komente të tilla janë pafund në videon e saj dhe Tuna nuk ka zgjedhur as t`i fshijë e as t`i bllokojë.

Mund të ketë qenë zgjedhja e saj për të mos e ftuar, ose e Patrisit për të mos shkuar.

Tuna nuk e ka realizuar në Maqedoninë e Veriut. Festa është bërë në Prishtinë, duke qenë se kompania që e ka organizuar operon në Kosovë.

Pra Patrisi nuk ka qenë larg.

Dyshimet që çifti është ndarë që në javët e para të shtatzënisë së dytë i shton edhe Instagrami i djalit. Tian as nuk e ndjek babin e as nuk ndiqet nga ai. Tian është 4 vjeç, shumë i vogël për ta menaxhuar vetë. Është mami Tuna ajo që menaxhon llogarinë e djalit dhe që për mbiemër i ka vendosur të sajin, Sejdi.

Tuna postoi videon e Baby Shower-it dhe i vuri vulën ndarjes me Patrisin

Megjithatë, Patrisi që gjithashtu nuk ndiqet e nuk e ndjek Tunën i uroi mirëseardhjen djalit të tij Zen me një status ditën kur lindi.

Tuna postoi videon e Baby Shower-it dhe i vuri vulën ndarjes me Patrisin

Ishte pikërisht ky urim që i konfuzoi ndjekësit, për të menduar se ata nuk janë ndarë e janë të lumtur bashkë duke shtuar familjen.

Mirëpo nëse analizon mes rreshtash statusin e parë të Tunës, ku njoftoi lindjen e djalit të dytë shkruan: Luta Zotin të më sjell në jetë një mashkull që do të më dojë gjithmonë.
Ai më bekoi me dy djem.
Gëzuar Dita e Nënës!
Proud Mom of Tian and Zen”. Pra, Tuna ka vetëm dy meshkuj që e duan përgjithmonë dhe ata janë djemtë e saj. Nuk ka vend për asnjë tjetër, as për babain e tyre.

Tuna postoi videon e Baby Shower-it dhe i vuri vulën ndarjes me Patrisin

Tiranapost.al