Aktori Tom Hiddleston dhe partnerja e tij Zawe Ashton do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmi është konfirmuar nga Page Six.
Aktori 41 vjeçar që portretizon Loki-n në Marvel u takua me Zawe Ashton në vitin 2019, pasi luajtën së bashku në Betrayal, një shfaqje në Broadway. Ndonëse ata janë shumë të rezervuar , duket se dy aktorët anglezë kanë nisur lidhjen pasi të ketë mbaruar seriali i shfaqjeve. Më pas, në vitin 2020, ata do të transferoheshin për të jetuar së bashku në Atlanta, Georgia, ku Tom po xhironte Loki-n. Në shtator 2021, Tom dhe Zawe morën pjesë në eventin e tyre të parë zyrtar si çift, Tony Awards.
Në fillim të qershorit 2022, pas muajsh spekulimesh, Tom Hiddleston më në fund konfirmoi marrëdhënien me Zawe Ashton. " Jam shumë i lumtur ," tha ai për Los Angeles Times. Në të kaluarën Tom Hiddleston ishte fejuar me kantautoren Taylor Swift.