Showbiz

Tom Brady dhe Gisele Bundchen njoftojnë divorcin pas 13 vitesh martesë

Tom Brady dhe Gisele Bundchen njoftojnë divorcin pas 13 vitesh martesë

Tom Brady dhe supermodelja Gisele Bundchen po divorcohen pas 13 vitesh martesë.

“Ne arritëm në këtë vendim miqësisht dhe me mirënjohje për kohën që kaluam së bashku,” tha 45 vjeçari, në Instagram . “Ne jemi të bekuar me fëmijë të bukur dhe të mrekullueshëm, të cilët do të vazhdojnë të jenë qendra e botës sonë në çdo mënyrë. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku si prindër për t’ju siguruar gjithmonë dashurinë dhe vëmendjen që meritojnë.”

Tom Brady dhe Gisele Bundchen njoftojnë divorcin pas 13 vitesh martesë

Çifti i famshëm u martua në vitin 2009 dhe kanë dy fëmijë së bashku: Benjamin, 12 vjeç dhe Vivian, 9 vjeç. Brady ka një djalë tjetër, Jack, 15 vjeç, me ish të dashurën Bridget Moynahan.

Tom Brady dhe Gisele Bundchen njoftojnë divorcin pas 13 vitesh martesë

Bundchen tha në një deklaratë të postuar në Instagramin e saj.

Tom Brady dhe Gisele Bundchen njoftojnë divorcin pas 13 vitesh martesë

“Vendimi për t’i dhënë fund një martese nuk është kurrë i lehtë, por ne jemi ndarë dhe megjithëse është e vështirë të kalosh diçka të tillë, ndihem e bekuar për kohën që ne ishim bashkë dhe i uroj vetëm më të mirën Tomit.”