Ikona e vitit 2024 sipas Time është Elton John.
Pas 4500 koncerteve, Elton John u tërhoq nga turneu në fund të 2023-shit për shkak të një problemi shëndetësor që i ka prekur shikimin.
Megjithatë, edhe pse i tërhequr nga skena, dokumentari mbi jetën e tij është gati.
"Elton John: Asnjëherë shumë vonë", dokumentari më i fundit mbi jetën e tij, krahason pesë vitet e para të tij në turneun në SHBA me turneun përfundimtar. Premiera është në Disney+ më 13 dhjetor.
Edhe pse në moment të vështirë, Elton John ka vijuar të krijojë këtë periudhë dhe të mbajë podcastin e tij në radio, i cili promovon muzikantë të rinj.