Showbiz

Telenovela vazhdon/ Ben dhe J.Lo e planifikuan rikthimin para se ajo të ndahej nga Alex

Telenovela vazhdon/ Ben dhe J.Lo e planifikuan rikthimin para se ajo të

Lajmet e fundit rreth Beniffer tregojnë se J.Lo dhe Ben Affleck kanë rinisur komunikimin mes tyre që kur ajo ndodhej në Republikën Domenikane në muajin shkurt. Ata kanë këmbyer mesazhe përmes email-it dhe thuhet se pikërisht aty kanë planifikuar në njëfarë mënyre rikthimin.

Nëse kjo është e vërtetë atëherë a nuk do të quhej një formë tradhtie ndaj Alex?

Telenovela vazhdon/ Ben dhe J.Lo e planifikuan rikthimin para se ajo të

Thashethemet rreth një tradhtie të mundshme të këtij të fundit dolën në muajin shkurt. Ky ishte momenti kur Jennifer-it iu thye besimi. Lajmet qarkulluan se ata u ndanë, por ishte Alex që e surprizoi në Republikën Domenikane ku J.Lo po xhironte filmin e ri. Postuan edhe foto të dy bashkë. Ndërkohë që sipas llogarive, J.Lo fliste edhe me ish-in e saj Ben Affleck, por me të vetëm në email.

Telenovela vazhdon/ Ben dhe J.Lo e planifikuan rikthimin para se ajo të
Foto paparaci

Ditët e fundit janë fotografuar të dy bashkë në pushime duke konfirmuar se pas 17 viteve të ndarë kanë rindezur zjarrin e vjetër.

Alex nga ana tjetër, që nuk u mor vesh kurrë e tradhtoi apo jo Jennifer-in, u shokua pas lajmeve se ajo është rikthyer me dashurinë e vjetër. Alex shpresonte ende në një rikthim.

*Artikulli i Daily Mail u përshtat në shqip nga Tiranapost.al