Showbiz

Telashet nuk kanë fund për Vanessa-n. Dikush ia quajti Kobe-n përdhunues dhe ajo iu përgjigj

Telashet nuk kanë fund për Vanessa-n. Dikush ia quajti Kobe-n

Vanessa ka marrë në dorë timonin dhe po mbron me çdo kusht dhe kundër kujtdo interesat e familjes së saj. Po lufton edhe kundër nënës së saj, për paratë që kjo e fundit pretendon se Kobe i ka premtuar. Po lufton edhe me statuset dhe komentet dhe ulin figurën e burrit të saj. I është përgjigjur një statusi të vjetër të aktores Evan Rachel Wood që shkruante kur Kobe ndërroi jetë:

“Ajo që ndodhi është një tragjedi dhe më vjen keq për familjen e Kobe. Ai ishte hero në sport, por edhe përdhunues. Kjo është një e vërtetë që dihet”.

Vanessa i përgjigjet: “Statusi yt fallco, i pandjeshëm, deformues dhe shpifës është i ndyrë dhe shqetësues, kjo është më e pakta që mund të them. Një sjellje e tillë është arsyeja pse burrat me ngjyrë shkojnë në burg për krime që s’i kanë kryer.

Një akuzë nuk e bën dikë fajtor. Ti nuk di asgjë në lidhje me këtë çështje”.

Kobe Bryant e humbi jetën në një aksident ajror, bashkë me vajzën e tij të dytë Gianna.

*Artikulli i US Weekly u përshtat në shqip nga Tiranapost.al