Të qenit baba ndryshon Justin Bieber. Kërkon të bëjë paqe me Selena Gomez
Si baba tashmë, Justin Bieber dëshiron të kërkojë falje për të shkuarën, përfshirë ish të dashurën e tij Selena Gomez. Është penduar.
Lindja e fëmijës së parë të Justin Bieber, Jack, ka ndryshuar ndjeshëm jetën e tij. Një burim pohon se kjo e ka bërë të piqet dhe të marrë në konsideratë historinë e tij. Tani tridhjetë vjeç, dëshiron të korrigjojë gabimet e së kaluarës, duke filluar me pajtimin me Selena Gomez, ish-të dashurën e tij dhe të fejuarin e saj, Benny Blanco.
Justin pranon se veprimet e tij ishin fëminore dhe të dëmshme për të tjerët, veçanërisht për ata që ishin më të afërt me të. Publiku dhe media e gjurmuan me zell marrëdhënien e tij me Selena-n. Një lidhje që nisi në moshë të vogël, zgjati për vite dhe pati ulje ngritje. Të dy e kanë pranuar se pavarësisht ndjenjës, i kanë bërë dëm njëri tjetrit. Justin tani do paqe.