Showbiz

Të qash hallin e maces së humbur kur bashkëshorti ka vrarë një grua (qoftë edhe pa dashje)! Rrjeti e kryqëzon Hilaria Baldwin...edhe me të drejtë

Të qash hallin e maces së humbur kur bashkëshorti ka vrarë

Njerëzit kanë shpërthyer në kritika pasi, Hilaria Baldwin ka shpërndarë një foto të maces së së saj të humbur, duke kujtuar ngjarjen e filmit Rust, ku bashkëshorti i saj, aktori Alec Baldwin vrau aksidentalisht kineasten Halyna Hutchins. Komentuesit janë shprehur se Baldwin është gjithashtiu përgjegjës për vrasjen, teksa shprehen keq për familjen e tij.

“Nuk mund ta gjejmë macen tonë, Emilio. Nëse dikush e sheh, ju lutemi ndihmojeni të kthehet në shtëpi. Të gjithë jemi kaq të mërzitur. Ai është me mikroçip, por pa jakë. Policia lokale e di, kështu që nëse e gjeni, ju lutemi kontaktoni ata.”, shkruan bashkëshortja e Alec Baldwin.

Disa komente:

“Në lidhje me të shtënat, i vetmi fakt i vërtetë që ne dimë dhe nuk ka ndryshuar është se Alec Baldëin qëlloi dhe vrau një grua të pafajshme. Ky është i vetmi fakt që do të mbetet i njëjtë përgjithmonë. Alec Baldëin vrau dikë” shkruan një komentues.

“ Edhe macja e di se ata janë budallenj. Jam i sigurt se gjeti një shtëpi më të mirë. Macet do ta bëjnë këtë”.

“Mos e ka qëlluar Alec”.

Tiranapost.al