Showbiz

Të ndarë, por J.Lo dhe Alex i hanë bashkë darkat e fundjavës

Të ndarë, por J.Lo dhe Alex i hanë bashkë darkat e

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez janë parë bashkë mbrëmjen e djeshme. Ish-çifti, që ka njoftuar ndarjen prej një jave ka darkuar në restorantin e Hotel Bel-Air në Los Angeles. Kështu tregon një burim për Page Six.

Ky është restoranti në të cilin janë takuar për herë të parë në 2017-ën.

J.Lo dhe Alex u ndanë pas 5 viteve bashkë. Ata ishin fejuar dhe sikur pandemia të mos ishte shfaqur do të ishin martuar vitin e kaluar.

As J.Lo dhe as Alex nuk dhanë detaje të arsyes së ndarjes. Ata deklaruan vetëm se ka marrë fund dhe se janë më mirë duke qenë miq me njëri-tjetrin.

Një tjetër burim pranë tyre tregoi se kur J.Lo-së i thyhet besimi, ajo heq dorë. Dhe arsyeja përse iu thye besimi ishin thashethemet që dolën rreth një tradhtie të mundshme të Alex Rodriguez.

*Artikulli i Page Six u përshtat në shqip nga Tiranapost.al