Showbiz

Të ndahesh në sy të gjithë botës sa (nuk) është e vështirë

Të ndahesh në sy të gjithë botës sa (nuk)

Divorci, ndarja e një çifti sido që të jetë, njëri që merr vendim, a të dy qofshin me qetësinë më të madhe, nuk është një kafshatë që kapërdihet lehtë. Ndarja është vështirë, shpirtin ta qit, të ndërtosh një ndarje për të qenë është më e vështirë se të ngresh një piramidë, - siç thotë edhe poezia e famshme e Ismail Kadaresë.

Ndarjet e fundit, disa të lajmëruara, disa të paralajmëruara, e disa që mbahen pezull, kanë përfshirë shpeshherë si dallgë rrjetin.

Të ndahesh në sy të gjithë botës sa (nuk)

Princ Leka me Elian, e mbajtën një vit larg, por fjalët shpërthyen krejt papritur. Në fillim ra në sy mungesa e postimeve në çift. Elia s'po e shoqëronte më askund. Derisa dolën me një deklaratë zyrtare. Po, po ndahen. Dhe njëherësh me lajmin e ndarjes doli edhe në skenë një lidhje e re për Princin. Jeta vazhdon...

Të ndahesh në sy të gjithë botës sa (nuk)

Siç Xhensila shfaqet me koncerte e Besi me klipet. Të dy postojnë veçantë me fëmijët. Mediat thonë se po ndahen. Ata s'kanë konfirmuar asgjë, por as kanë përgënjeshtruar. A nuk do mjaftonte një foto me një zemër poshtë, në Instagram?

Dhe gojët, në qofshin të liga, do të ndaleshin.

Por jo. As Ledri dhe Sara Hoxha s'kanë folur shkoqur. Në fillim u duk si një lojë apo strategji marketingu. Koha po kalon e duket se nuk është dhe aq lojë. Kanw kaluar disa festa dhe evente, nga vjeshta e këtej dhe asgjë. Çifti dukej në ditët më të mira. Mirë me njëri-tjetrin e mirë me fansat. Sara po ndërtonte karrierën e saj dhe Ledri on top.

Të ndahesh në sy të gjithë botës sa (nuk)

Ledri veç të tjerash u shfaq në një podcast dhe bëri biseda pa kripë, le të themi. Sara vazhdon me pjekuri dhe shumë stil jetën e saj si influencer. Por edhe si mami e dedikuar.

Ç'po ndodh me ta?

Vala e divorcit ka prekur edhe showbizin e huaj. Po ndryshe nga tanët ata e thonë troç: Kaq ishte.

Të ndahesh në sy të gjithë botës sa (nuk)

Rasti i fundit është ai i Natalie Portman që u nda pas 12 viteve martesë, pa zhurmë e skandale.

Të ndahesh në sy të gjithë botës sa (nuk)

Divorcin sapo e ka finalizuar aktori Kevin Costner pas 18 viteve martesë.

Të ndahesh në sy të gjithë botës sa (nuk)

2023-shi që lamë pas ishte një bum ndarjesh, nga ai i Gisele Bundchen dhe Tom Brady, për shkak të punës, tek Sophie Turner dhe Joe Jonas gjithashtu për shkak të punës. Ai akuzonte atë, se punonte shumë dhe s'kalonte kohë me fëmijët.

Të ndahesh në sy të gjithë botës sa (nuk)

Në një konflikt për fëmijët ishin edhe Tiziano Ferro me partnerin.

Të ndahesh në sy të gjithë botës sa (nuk)

Kriza e divorceve duket se preku edhe çiftet homoseksuale.

Të ndahesh në sy të gjithë botës sa (nuk)

Ricky Martin u nda gjithashtu nga partneri me të cilin kanë katër fëmijë.