Showbiz

Super Bowl i 2023-shit është i Rihanna-s

Super Bowl i 2023-shit është i Rihanna-s

Rihanna do të këndojë në Super Bowl. Lajmin e ka dhënë vetë ajo përmes një postimi ku mban në dorë topin e lojës së vitit.

Siç e kërkon tradita, në pushimin e lojës, çdo vit ngjitet për të performuar në skenën gjigante një këngëtare. Me përjashtim të vitit 2020, kur në skenë u ngjitën dy, edhe Shakira, dhe J.Lo, si përfaqësuese të rrymës latine.

Super Bowl i 2023-shit është i Rihanna-s

Rihanna do të performojë në Super Bowl, në shkurt të 2023-shit, pasi e refuzoi ftesën në 2019-ën për shkak të solidaritetit me Colin Kaepernick. Në një intervistë për Vogue, në atë kohë, ajo tregoi se i tha “Jo” koncertit në solidaritet me Colin Kaepernick, ish-mbrojtësi i NFL, i cili ishte lojtari i parë që protestoi kundër brutalitetit të policisë dhe pabarazisë sociale gjatë himnit kombëtar.