Showbiz

Si ta blesh një biletë për në Eurovizion dhe sa kushton?

Si ta blesh një biletë për në Eurovizion dhe sa kushton?

E keni menduar ndonjëherë ta shikoni Eurovizionin live?

Festivali do të mbahet në Angli, edhe pse garën vitin e kaluar e fitoi Ukraina. Meqë vendi është ende në luftë, Anglia u ofrua për të marrë përsipër gjithë organizimin. Do të zhvillohet në Liverpool Arena, që ka një kapacitet prej 11 mijë vendesh.

Datat e kompeticionit janë 9, 11 dhe 13 maj.

Biletat dalin në shitje në 7 mars.

Ato mund të blihen vetëm në këtë link: www.ticketmaster.co.uk

Sa për çmimet ndryshojnë në varësi në pozicionit dhe datës që rezervon. Nis nga 30 paund, në 380 paund për finalen e madhe.