Showbiz

Si rrallëherë ndonjë burrë, George Clooney e pranon: Jam ‘çun gruaje’

Si rrallëherë ndonjë burrë, George Clooney e pranon: Jam

Në një intervistë të ditëve të fundit, George Clooney ka pranuar pa mëdyshje dhe asnjë kompleks se është “çun gruaje”. Se nuk bën dot pa të dhe se thuajse e ka harruar jetën kur ishte beqar i përbetuar.

“Thosha unë kurrë nuk do të martohem. Kurrë nuk do të kem fëmijë”, kujton ai sot për ditët e tij të beqarisë, duke theksuar se ishte i lumtur me jetën dhe karrierën e tij para se të takonte avokaten Amal.

"Do punoj, kam miq të shkëlqyer, jeta ime është e plotë, po ecën mirë dhe nuk e dija se sa e paplotësuar ishte derisa takova Amal. Dhe pastaj gjithçka ndryshoi. Dhe unë mendova: Oh, në të vërtetë, paska qenë një hapësirë ​​shumë e madhe, bosh, në jetën time.

“Nuk e kisha menduar se do vinte një ditë që jeta ime të ishte shumë më e parëndësishme se e dikujt tjetër. Pastaj mban në duar dy krijesat e tua të vogla që duhen ushqyer dhe kupton se sa shumë martesa të ka ndryshuar”, shton Clooney.

*Burimi In Style