Shëtitje nga liqeni, xhiro me Porsche dhe shopping. Si i kaloi Tina Turner ditët e fundit të jetës
Si i jetoi ditët e saj të fundit në Zvicër Tina Turner?
Shumë njerëz që jetonin afër saj kanë treguar për javët e fundit të këngëtares legjendare, e cila kish zgjedhur t'i shijonte me kënaqësitë e vogla të jetës.
Një shëtitje në park dhe qëndrim në stol për disa orë me vështrimin drejt liqenit. Një drekë apo darkë e shijshme në vendet e preferuara.
Apo thjesht xhiro me Porsche- në e saj.
Sigurisht nuk harronte të ndalonte në dyqanin e luksit Laredo ku blinte veshjet që i pëlqenin dhe sidomos këpucë.
Fqinjët e saj sot e kujtojnë si modeste, miqësore dhe të sjellshme.
Kohët e fundit edhe pazarin kishte dëshirë ta bënte vetë.
Tina Turner u shpërngul në Küsnacht në vitin 1995 kur burri i saj gjerman Erwin Bach filloi një punë në zyrat zvicerane të EMI Music.