Showbiz

Shefi i ndriçimit në filmin ‘Rust’ ngre padi ndaj Alec Baldwin: Kursente para në zbatimin e protokollit

Shefi i ndriçimit në filmin ‘Rust’ ngre padi ndaj Alec

Shefi i ndriçimit në filmin fatkeq 'Rust' të mërkurën e djeshme ngriti një padi kundër Alec Baldwin dhe producentëve të tjerëve. Ai i akuzon si neglizhentë për shkak të kursimit të buxhetit në zbatimin e protokolleve të sigurisë.

I akuzon gjithashtu për keqpërdorim të armëve të zjarrit në sheshxhirimin ku mbeti e vrarë kineastja Halyna Hutchins. Ajo u qëllua për vdekje nga Alec Baldwin.

Shefi i ndriçimit në filmin ‘Rust’ ngre padi ndaj Alec
Kineastja qe humbi jeten dhe shefi i ndricimit

“Ata e dinin se sjellja e tyre krijonte një rrezik të konsiderueshëm ndaj vdekjes, megjithatë vazhduan të vepronin në mënyrë të qëllimshme, të pakujdesshme, të pamatur, të vetëdijshme, të egër dhe të dënueshme për mospërfillje dhe shkelje të interesave, të drejtave, dhe sigurisë së kastit dhe ekuipazhit të 'Rust'”, thotë shefi i ndriçimit.

Nga të shtënat mbeti i plagosur edhe regjisori Joel Souza.

“Unë nuk fajësova dhe ende nuk fajësoj një person të vetëm. Ka shumë njerëz të përfshirë në procesin e krijimit të filmit. Çdo person duhet të bëjë punën e tij dhe të marrë përgjegjësinë e plotë për të”, tha shefi i ndriçimit.