Showbiz

Shansi i dytë i Sheryl Sandberg! Kur Humba Dave më ra qielli në kokë, por vëllai i tij një ditë më prezantoi me një shok

Shansi i dytë i Sheryl Sandberg! Kur Humba Dave më ra qielli në

I dashur Tom,

Ka kaluar një vit qëkur ne jemi fejuar, një nga vitet më transformative dhe të shpejta që kam përjetuar. Shoh se ku jemi sot dhe sesi të shtatë ne jemi bashkuar si një familje gjatë një kohe jashtëzakonisht të vështirë për vendin tonë dhe për botën dhe ende nuk mund ta besoj plotësisht se ja kemi dalë.

Jo shumë kohë më parë ti dhe unë arritëm në pikën tonë më të ulët. Që të dy u përballëm me ngjarje jete të cilat rrëzuan qiellin mbi kokën tonë... ti po divorcoheshe dhe unë po vajtoja humbjen e Dave-it. Me të vërtetë nuk isha e sigurt nëse do mund t’i jepja zemrën një përsoni tjetër ashtu siç ja dhashë atij.

Kur Dave vdiq, unë pothuajse nuk mund të imagjinoja fillimin e një lidhjeje tjetër dhe aq më pak një martesë të re. E mbaj mend shumë qartë sesi i mbuloja fëmijët në shtrat dhe ulesha vetëm në tavolinën e kuzhinës ku unë dhe Dave kemi luajtur pafund lojëra tavoline. E imagjinoja veten ashtu në atë tavolinë, të vetmuar për pjesën e mbetur të jetës time. Isha e dëshpëruar dhe sinqerisht e trembur nga ky fakt, por e prisja që ky të ishte fati im. Dhe nëse do të kishte qenë përsëri do isha mirënjohëse për momentet e lumtura që më dhuroi jeta, por do të isha zemërthyer që do të vazhdoja udhëtimin e vetme.

Vëllai i Dave-it, Rob-i pati një ide të ndryshme për mua. Ai e dinte se duhej të të njihja ty “shoku i tij i mirë Tom”. Kur të shtrëngova dorën për herë të parë nuk e mora me mend se do të ishe ndryshimi i jetës sime.

Në takimin tonë të parë ne shkuam në mal. Ti këmbëngule që të mbaje shishen time të ujit përgjatë gjithë rrugës. Ishte një gjest i vogël, por më bëri përshtypje. Kurdo që e përmend këtë histori ti qesh dhe thua “Sa pak pretendime ke, më bëhet qejfi që të bëra përshtypje kaq lehtë”. Por, e vërteta është se askush më parë nuk kishte mbajtur shishen time përgjatë gjithë ngjitjes. Dukej si një metaforë “Më përpara nuk më duhej askush që të më ngjiste në mal, por vetëm dikush që bënte ngjitjen më të lehtë.”

Shumë shpejt do të zbuloja zemërmadhësinë tënde të rrallë në shumë forma të tjera si dhe ngrohtësinë që ofron si partner dhe prind. Përveç humorit, qetësisë dhe mençurisë që të karakterizojnë, e adhuroj mënyrën sesi ti je i përfshirë në jetën e fëmijëve tanë. Ti shkon me kënaqësi dhe merr nga shkolla vajzat dhe djemtë tanë. Ti di të bësh kompromise ideale si prind (djali dhe vajza ime të falenderojnë që i le të qëndrojnë zgjuar edhe pas orarit të gjumit). Ti je e gatshme të luash me orë të tëra lojëra elektronike me fëmijët, sepse ti di sesi mund të afrohen njerëzit së bashku.

E vërteta është se isha kaq e lodhur para teje Tom. E lodhur nga ndjesia e rëndë në kraharorin tim sa herë që një nga fëmijët theshte “babi dhe unë”. E lodhur duke marrë të gjitha vendimet e rëndësishme të një prindi i vetëm. E lodhur duke menduar nëse do të gjej dashurinë e jetës përsëri.

Por, së bashku ne kemi gjetur një mënyrë për të ecur përpara, një mënyrë të mbushur me mirënjohje dhe optimizëm. Për këtë gjë, faleminderit që më ndihmove të rigjej fokusin dhe të kanalizoj energjinë atje ku duhet më shumë që të vlerësoj dhuratat e çmuara të jetës – çdo mesazh i ëmbël, çdo urim për ditëlindje dhe po.. edhe ato 8000 lojëra të “Settlers of Catan”.

Historia jonë nuk do të jetë kurrë plani A. Kur ti u divorcove dhe unë humba Dave-n, plani A u largua nga tavolina. Çdo vit në Festën e Babait do të kem një ndjesi pak të hidhur në shtëpi, por tani do të ketë dhe ndjesinë e lumturisë që prezenca jote u ka sjellë fëmijëve tim. Dhe me shumë gjasa gjithmonë do të ketë vajtim në zemrën time për Dave-in. Por, ti e di këtë gjë dhe e e mirëkupton dhe e respekton këtë fakt, çka më bën të të dua dhe më shumë. Falë teje, kam arritur të zbloj se ndonjëherë plani B mund të jetë po aq i mbushur me lumturi të thellë. Ka kaq shumë dashuri për të nxjerrë nga ky plan. Faleminderit që më ndihmove ta kuptoj këtë gjë.

Të gjithë dashurinë time,

Shansi i dytë i Sheryl Sandberg! Kur Humba Dave më ra qielli në

tiranapost.al