Showbiz

Selena Gomez shpjegon pse mund të mos jetë në gjendje të ketë fëmijët e saj

Përpara publikimit të dokumentarit “Selena Gomez: My Mind & Me" këngëtarja dhe aktorja po flet më shumë se kurrë më parë për problemet e saj me shëndetin mendor.

Selena Gomez shpjegon pse mund të mos jetë në gjendje të

Gomez e cila e ka pranuar edhe më parë se është diagnostikuar me çrregullim bipolar pasi ishte trajtuar në një qendër të shëndetit mendor, tashmë ka thënë se për shkak të dy ilaçeve që merr për këtë çrregullim, nuk ka gjasa që ajo të jetë në gjendje të ketë fëmijët e saj.

Selena Gomez shpjegon pse mund të mos jetë në gjendje të

"Kjo është një gjë shumë e madhe dhe e pranishme në jetën time. Megjithatë unë dëshiroj që në një mënyrë apo një tjetër t'i kem ato dhe do t'i kem,” tha ajo.

30-vjeçarja tregoi se kaloi një periudhë të vështirë në vitin 2018 kur zbuloi dhe diagnozën e saj. Ajo ka treguar se filloi të dëgjonte zëra dhe se përfundoi në një qendër trajtimi. Ajo ishte e pushtuar nga paranoja dhe nuk u besonte atyre përreth. Miqtë e saj thanë se nuk e njihnin më.