Selena Gomez pranon propozimin për martesë dhe poston foto nga momenti kur tha Po
E Enjte 12 Dhjetor 2024, 10:33
TiranaPost
Selena Gomez dhe Blanco do martohen. Në natyrë, ai iu ul në gjunjë e pyeti nëse do të martohet me të dhe Selena tha Po.
Selena postoi menjëherë foto nga momenti i veçantë teksa tregon unazën në dorë dhe shkruan: "Përgjithmoni fillon tani".
Kjo është një fazë e re dhe krejt ndryshe nga gjithçka që Selena ka kaluar deri sot, që nga lidhja e vështirë me Justin Bieber, problemet me shëndetin, transplanti, ndarja nga shoqja e ngushtë që I dhuroi veshkën e deri tek problemet me shëndetin riprodhues.