Aktorja, këngëtarja dhe sipërmarrësja 32-vjeçare ka arritur statusin e miliarderes.
Bloomberg vlerëson pasurinë e saj në 1.3 miliardë dollarë.
Pjesa më e madhe e pasurisë së saj vjen nga Rare Beauty, linja e saj e make-up që është shumë e suksesshme tek influencuesit dhe të rinjtë. Gomez gjithashtu ka të ardhura nga muzika, aktrimi dhe partneritetet me marka të ndryshme. Përveç kësaj, ajo ka investuar në platformën e shëndetit mendor Wondermind.
Në Instagram, ajo është personi i tretë më i ndjekur, me 424 milionë ndjekës, pas Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit. Kjo i ka siguruar asaj marrëveshje të mëdha me marka si Puma dhe Coach.
Suksesi i saj në rrjetet sociale ka ndihmuar Rare Beauty të jetë ndër markat më të njohura të make-up-it.
Ajo gjithashtu fiton nga seriali i saj në Hulu, "Only Murders in the Building", rreth 6 milionë dollarë për sezon.