Showbiz

Sarah Jessica Parker është lodhur nga njerëzit që e quajnë të guximshme për thinjat e saj

Sarah Jessica Parker është lodhur nga njerëzit që e

Sarah Jessica Parker është e lodhur me komentet rreth plakjes për më tepër për faktin se kjo evidentohet gjithnjë tek femrat, ndërsa kur bëhet fjalë për të famshmit e seksit të kundërt askush nuk i vë re shenjat e dukshme, si rrudhat apo thinjat.

Ylli i “Sex and the City”, e cila sot është 57 vjeç dhe nuk e ka problem të shfaqet në publik me flokët e saj të palyer gri, thotë se ajo që e shqetëson më tepër është kthimi pothuajse në një mit i këtij fakti që nuk ka të bëjë më guximin më tepër sesa me dëshirën për tu pajtuar me moshën e saj.

Sarah Jessica Parker është lodhur nga njerëzit që e

“U bënë muaj e muaj bisedash se sa e guximshme jam për të pasur flokë gri,” tha Parker. “Vjen një moment kur je gati ti kthehesh kujtdo me fjalët: Të lutem, a mund të duartrokasësh guximin e dikujt tjetër për diçka?” – rrëfen ajo në një intervistë për “Allure”.

Pamja e shkujdesur e Parker, pa grim dhe me thinja në flokë, u kthye në virale veçanërisht verën e kaluar me një foto teksa po drekonte në Neë York City me Andy Cohen.

Sarah Jessica Parker është lodhur nga njerëzit që e

Në rrëfimin e saj për “Allure” ajo sqaroi se i lyen flokët e saj por tha se nuk gjykon zgjedhjet e askujt tjetër rreth pamjes së jashtme.

“Unë nuk mendoj se ka një mënyrë të drejtë, apo të gabuar për të pasur një marrëdhënie me plakjen, jetën, kohën e kaluar në tokë, - thotë aktorja fituese e Emmy, - por e imja është se ka një milion gjëra që dua të bëj me kohën time të lirë dhe asnjëra prej tyre nuk ka të bëjë me ruajtjen e asaj që dukem tani, apo me përpjekjen për t'u rikthyer 15 vjet pas.”

Këto ditë, ajo që ka rëndësi për Parker është të ndihet vetvetja kur del nga shtëpia, sido që të duket në një ditë të caktuar.

“Kur dal nga dera, dua të ndihem mirë, sipas standardeve të mia. Unë nuk mund t'ju them se cilat janë ato standarde, por ju e dini si është të ndiheni vetvetja, çfarëdo që të thotë kjo.”

Ndërsa përpiqet të injorojë titujt për pamjen e saj, Parker pranoi për “Allure” se disa prej tyre dhembin sado që më pas kalojnë.

Ajo tha se është veçanërisht e frustruar nga standardi i dyfishtë për burrat dhe gratë që është kaq qartë i ilustruar kur bëhet fjalë për plakjen: “Kur një grua lë të shfaqen fijet e saj gri, ajo quhet “e guximshme”, ndërsa kur bëhet fjalë për një burrë, shpesh shkon pa koment,” – thotë ajo, duke vënë në dukje fotot virale nga dreka e saj me Andy Cohen verën e kaluar, si shembullin e përsosur të këtij standardi të dyfishtë.

“Andy ka një kokë plot flokë të bukur gri. Por askush nuk e përmendi atë, edhe pse ishte ulur pranë meje”, tha ajo.